Hedhin votën edhe Haradinaj me gruan e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me gruan e tij Anitën kanë hedhur votën në qendrën e votimit në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”.

Haradinaj ka thënë se duhet shfrytëzuar e drejta e votën, pasi sipas tij duke mos votuar ndëshkojmë veten.

“Edhe Anita, edhe unë e ushtruam të drejtën e votës, i lus qytetarët të votojnë gjithë. Raundi i dytë nuk është më pak i rëndësishëm sesa raundi i parë, duke mos votuar ndëshkojmë veten për shkak së gjatë katër vjetëve që vijnë do të jetojmë me rezultatin me nivelin me kualitetin e jetës ose të qeverisjes që ka ndikim direkt në jetën tonë. Pra ju lutem votoni të gjithë”, tha ai. /Zëri