Haskuka pas votimit bën thirrje për dalje në zgjedhje: Një ditë për katër vjet
Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit dhe kandidat i LVV-së edhe për një mandat, ka votuar.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që të votohet, pasi vendoset për katër vjet.
“Një ditë për katër vjet, qytetarët duhet të dalin të votojnë. Vota është besim i qytetarëve për punën e bërë”, ka thënë Haskuka.
Në garë për Prizrenin është edhe Shaqir Totaj i PDK-së.