Voton kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka votuar për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel.

Abdixhiku ka thënë se sot është një ditë e veçantë dhe demokratike për vendin.

“Sot është një ditë e veçantë dhe demokratike për Kosovën, një ditë kur vendimmarrja kalon te qytetarët, aty ku duhet të jetë gjithmonë. I uroj qytetarët për festë të demokracisë dhe të ruajmë këtë standard demokracie, që e tash e sa kohë e dëshmojmë”, tha ai. /Zëri