Vitia pas votimit shkon në “Rrugën B” për kafe

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, sot pas votimit ka zgjedhur të pijë kafe.

Ai këtë po e bën në “Rrugën B”, ku ka publikuar një fotografi bashkë me bashkëshorten e tij, Meritën.

“Pas votimit, bashkë me Meritën në rrugën B po e pimë nga një kafe. Ditë e mirë për kryeqytetin”, ka shkruar Vitia.