Kristale Rama: Familja jonë do të jetë në dispozicion për Prishtinën gjithmonë
Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama, pasi ka shoqëruar bashkëshortin e saj për votim në Fakultetin Ekonomik, tha se është krenare për burrin e saj.
Madje ajo tha se familja e tyre do të jenë në dispozicion për Prishtinën gjithmonë.
“Jam krenare për Përparimin, e dua Prishtinën dhe familja jonë të jetë në dispozicion për Prishtinën gjithmonë”.