Voton Arben Vitia: Bëj ftesë që masivisht të dalin në zgjedhje

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka votuar sot për balotazh.

Ai ka votuar në Qendrën e Votimit “Shkolla e Mjekësisë ‘Ali Sokoli’” bashkë me bashkëshorten e tij, Meritën.

Pas votimit ai për media ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhje.

“Sot vendoset fati i kryeqytetit tonë, ndaj është shumë e rëndësishme që secila dhe secili të marrë pjesë në këtë proces të votimit. Bëj ftesë që masivisht të dalin në këto zgjedhje dhe ta forcojmë demokracinë”, tha Vitia.

Arben Vitia është në garë përball me Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.