Voton Përparim Rama: Të na prijë e mbara të gjithëve
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka votuar sot për balotazh.
Ai ka votuar në Qendrën e Votimit “Fakulteti Ekonomik/Juridik” bashkë me bashkëshorten e tij, Kristalen.
Pas votimit ai për media ka thënë gjatë lëshimit të votës në kuti që “të na prijë e mbara të gjithëve”.
“Ftoj qytetarët që të dalin të votojnë dhe të shfrytëzojnë këtë rast për transformimin e bukur dhe merituar të qytetit tonë”, tha Rama, teksa bashkëshortja e tij tha që është krenare për Përparimin.
Përparim Rama është në garë përball me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.