Sa qytetarë kanë të drejtë vote në balotazhin e sotëm?

Në Kosovë sot do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në gjithsej 21 komuna.Të drejtë vote në këtë raund të dytë kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë, këta votues të drejtën e tyre mund ta ushtrojnë në 575 qendra të votimit me gjithsej 1,638 mijë vendvotime.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i fletëvotimeve që janë shtypur për këtë raund është 1 milion e 136 mijë e 150 fletëvotime.

Edhe për këto zgjedhje, janë shtypur më pak fletëvotime, 10 për qind apo rreth 125 mijë fletëvotime me pak se numri i përgjithshëm i votuesve të këtij raundi.

Sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur kryetarët për 21 komunat e vendit.