Sot heshtje zgjedhore në Kosovë
Sot nga ora 07:00, ka filluar heshtja zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit.
Nga raundi i parë i këtyre zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor u zgjodhën 17 kryetarë komunash, ndërsa në 21 komuna të tjera qytetarët do të votojnë sërish për të zgjedhur prijësit e tyre për katër vitet e ardhshme.
Fushata për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga e hëna e 8 nëntorit deri të premten e 12 nëntorit. /Zëri