Rama në fushatën përmbyllëse: Rivali im kryesor është kaosi urban e jo kundërkandidati

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka hënë se bashkë më ekipin e tij ka hartuar një program shumë të pasur e më gjithë përfshirës që Prishtina ka pasur ndonjëherë.

Rama tha se vizioni i tij për Prishtinën nuk është vetëm i gjashtë muajve por siç thotë ai artikuli i përvojes së tij profesionale e jetësore.

“Ky vizion për Prishtinën të cilin e kam prezantuar qysh në ditët e para të kësaj gare nuk është rezultat i vetëm gjashtë muajve, por akumulim i përvojës sime profesionale e jetësore të deritanishme. Është analizë e gjatë që përmban zgjidhjet problemeve që kemi në qytet e në fshatrat tona. Programi ynë është hartuar në bazë të nevojave tuaja me projekte konkrete të hartuara me qëllim për tu jetësuar”, tha Rama.

Ai tha se rivali i tij kryesor është kaosi urban.

“Rivali im kryesor kaosi urban, është larg më sfidues dhe më serioz se sa kundërkandidati në këtë garë. Prishtinali të dashur që po na shikoni në televizion e që e di që jeni me mu. Jeni me mu të gjithë ju në qytet e në fshatra, e dini tashmë se kush prej nesh është më i përgatitur për këtë punë. Pra i kam hyrë kësaj gare me seriozitetin më të madh, me shpirt e me zemër për tia sjellë Prishtinës frymën e një kryeqyteti me karakter unik në botë”, ka thënë Rama. /Zëri