LVV-ja përmbyll fushatën në Prizren, Haskuka: Prizrenin nuk duhet ta lëmë në duar të PAN-it
Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prizren.
Në përmbyllje të fushatës zgjedhore në Prizren, kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka ka thënë se qytetarët në vitin 2017 kanë vendosur për ndryshim në Prizren dhe nuk ka kthim prapa dhe lënë në duar të PAN-it.
“Të dielën do të bëheni pjesë e krenarisë së Prizrenit. Katër vite më parë ju me votën tuaj ndryshuar gjithçka që ishte e pandershme dhe e zezë. I thatë jo të keqes dhe i larguat ata që nuk e meritojnë Prizrenin. Prandaj vota juaj ka peshë. Prizreni në vitin 2017 ka vendosur për ndryshim dhe tani nuk duhet të kthehemi prapa dhe lënë në duar të PAN-it dhe grupeve të tyre kriminale”, tha Haskuka.
Në mbështetje të Haskukës në Prizren, ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Ai u drejtua qytetarëve të Prizrenit që ta votojnë Haskukën për kryetar, pasi siç tha do t’i sjellë zhvillim Prizrenit së bashku me kryeministrin Albin Kurti.
“Në vitin 2017 Prizreni u shkëput prej bandave. Ky qytet i lashtë e bujar me tradita dhe trashëgimi kulturore dhe historike kurrë s’ka mundur t’i durojë profiterët dhe matrapazët. Kjo ishte ajo që e mbështeti për kryetar Mytaher Haskukën. Puna e mirë që e ka bërë në Prizren as nuk krahasohet me qeverisjet e dikurshme. Cilësia e shërbimeve, numri i ndërtimit të shkollave dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore janë rritur dhe qëndrojnë shumë më mirë se në të kaluarën. Qeverisja e LVV në Prizren në katër vjetët e ardhshme do të bëjë më shumë. Për këtë arsye iu duhet ta mbështetni Haskukën. Ai e dinë çka ka nevojë Prizreni, qeverisja e tij do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisjen së Albin Kurtit. Mytaheri në Prizren së bashku me Albinin në Prishtinë do t’i sjellin Prizrenit projekte dhe zhvillim” theksoi Konjufca.
Konjufca e quajti kundërkandidatin e Haskukes, Shaqir Totajn “amballazh”
pati edhe një epitet për kundërkandidatin e Haskukës, Shaqir Totajn.
“Ky kundërdandidati që i ka dalë përpara Mytaherit është veç amballazh, a dini pse, siç kishte me thënë një prizrenali t’i po qel shaqir, po po del zafir. Prandaj Prizreni nuk kthehet prapa, por shkon drejtë”, tha ai. /Zëri