Abdixhiku: Qytetarët e Istogut e meritojnë një udhëheqje të dinjitetshme në krye me Ilir Feratin

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të sotëm në Istog, para të pranishmëve, tha se Lidhjen që e kanë nisur istogasit do të mbetet e tyre dhe fitimtare edhe pas 14 nëntorit.

Abdixhiku ka thënë se qytetarët e Istogut e meritojnë një udhëheqje të dinjitetshme, në krye me Ilir Feratin.

“Si njerëz të jashtëzakonshëm që jeni, familje të shkëlqyeshme që keni, tradita të pasura që mbani, e urtësi të pashoq që ushqeni, ju e meritoni një udhëheqje të dinjitetshme, në krye me Ilir Feratin. Lidhjen që e keni nisur ju, që e keni mbajtur fitimtare gjithherë ju, Lidhjen që mbetet e juaja e fitimtare edhe pas 14 nëntorit”, tha ai. /Zëri