Vitia: Do t’i dyfishojmë çerdhet në qytet e në fshatra të Prishtinës

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka shpalosur planprogramin për arsimin.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Vitia ka thënë se do të ndërtojnë pesë shkolla të reja në pesë lagjet e Prishtinës.

“Pesë shkolla të reja dhe moderne në lagjet ‘Prishtina e Re’, ‘Mati 1’, ‘Kalabria’, ‘Arbëria’ dhe ‘Sofalia’. Infrastrukturë moderne në secilën shkollë të Prishtinës, dyfishim i çerdheve në qytet dhe çerdhe në fshatra të Prishtinës. Prishtina duhet të ecë përpara. Më 14 nëntor voto 144!”, tha ai. /Zëri