Rama: Më 14 nëntor dilni dhe votoni për zhvillimin e mbarë që po e pret kryeqytetin
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se tashmë qytetarët e kanë të qartë vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeqytetin.
Përmes një videoje drejtuar qytetarëve, Rama ka premtuar se vizioni i tyre është i realizueshëm e që do ta transformojë jetën e secilit banor.
“Të dashur banorë, në qytet e në secilin fshat. Ju tashmë e keni të qartë vizionin tonë për Prishtinën: Prishtinë e transformuar. E mirëmenaxhuar. Prishtinë e të gjithë qytetarëve! Ky vizion është krejt i realizueshëm e do ta transformojë jetën e secilit banor. E vë veten 100 për qind në shërbim të kryeqytetit e të menaxhimit të denjë që ai e meriton. Dhe ju të dashur banorë e dini cili është emri i transformuesit. Është emri juaj. Më 14 nëntor dilni e votoni për zhvillimin e mbarë që po e pret kryeqytetin. Votoni Përparim Ramën! Votoni 160 – Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai. /Zëri