Memli Krasniqi zgjedh Prizrenin që të përmbyllë fushatën e balotazhit
Partia Demokratike e Kosovës ka disa komuna në të cilat po synon ta vazhdojë ose ta marrë qeverisjen lokale.
Disa prej komunave kanë rëndësi të veçantë për PDK-në, mirëpo njëra sipas të gjitha gjasave ka shumë më shumë rëndësi, pasi aty ka zgjedhur edhe të jetë prezent Memli Krasniqi në përmbyllje të fushatës, raporton “Zëri”.
Krasniqi do të jetë në Prizren sot në orën 19:00, ku bashkë me Shaqir Totajn, që është në balotazh me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes, do të përmbyllin fushatën e balotazhit në parkun e Qytetit. Paraprakisht ata do të jenë edhe në fshatin Gjonaj të Hasit për fushatë.
PDK-ja ka qeverisur për shumë vjet me Prizrenin, derisa në zgjedhjet e fundit e humbën nga Vetëvendosja. /Zëri