Abdixhiku: Luta e di saktë çfarë i duhet Gjilanit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qenë sot në Gjilan për ta përkrahur kandidatin e tyre për kryetar Lutfi Hazirin.

Abdixhiku ka thënë se Lutfi Haziri e di saktë çfarë i duhet Gjilanit dhe LDK-së.

“Gjatë rrugëtimit tim politik në LDK, kam gjetur shumë miq e bashkëpunëtorë. Njerëz të rrekur në politikë, që e dinë fort mirë se çka i duhet këtij vendi për të ecur përpara. Njëri ndër ta është Kryetari i Gjilanit, nënkryetari ynë, Lutë Haziri. Ai e di saktë çfarë i duhet Gjilanit, mbi të gjitha e ka të qartë se çfarë i duhet Lidhjes sonë të përbashkët politike”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se në këto anë të Anamoravës, LDK-ja ka ditur t’i qëndrojë përballë stuhive të shumta kundër saj, ndërsa ka thënë se fitorja e Hazirit nuk ëshë fiore individuale, por siç ka thënë ai, është fitore për një koncept, për një ide, për të djathtën, për shtetësinë.

“Do t’i bëjë ballë edhe kësaj radhe. Dhe në këtë përballje të nëntorit, të dashur gjilanas, ju qytetarë të ndershëm, punëtorë, prijëtare të ndryshimeve të mëdha, dua ta kuptoni një gjë:

Fitorja e Lutfi Haziri, nuk është fitore individuale e tij. Është fitore për një koncept, është fitore për një ide, është fitore për të djathtën, për shtetësinë, për stabilitetin, për zhvillimin, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mbështetja për Lutën është mbështetje për LDK-në, për mua e për secilin bashkëpunëtorë tonin gjithandej në Kosovë”, është shprehur kryetari i LDK-së.

Kujtojmë se në garën për balotazh do të përballen Lutfi Haziri nga LDK-ja dhe Alban Hyseni nga LVV-ja. /Zëri