Mbërrijnë në Kosovë materialet me fletëvotime nga Sllovenia

Në Kosovë kanë arritur materialet me fletëvotime nga Sllovenia për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, të cilat do të mbahen më 14 nëntor.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zërin” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’jua konfirmoj se nga Sllovenia janë sjellë në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të mbahen më 14 nëntor”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1.136.150.

“Pra, janë shtypur 124.421, ose 9,87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1.260.571 votues”, tha më tej ai. /Zëri