Lladrovci bashkë me djalin e Thaçit nderojnë heronjtë në sheshin “Fehmi Lladrovci”

Kryetari i Drenasit dhe kandidati për një mandat tjetër, Ramiz Lladrovci, bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin, kanë nderuar heronjtë në sheshin "Fehmi Lladrovci”.

Bashkë me ta ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe Ismail Syla, të cilët bashkërisht kanë vendosur lule pranë shtatorëve të heronjve të kombit.

“Nderim i përjetshëm sakrificës dhe heroizimit për liri!”, ka shkruar Lladroci në postimin e tij në Facebook.