Kurti thotë se Vitia do ta gjallërojë Prishtinën: Do ta përmirësojmë cilësinë e jetës përmes arsimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, do ta gjallërojë kryeqytetin.

“Komuna ka institucionet e saj dhe është lidhje e vendimeve qeveritare. Le të votojmë për kryeqendrën e Republikës. Ne duam një qytet të plotë dhe gjallëruar. Mendoni se çfarë do shkencëtari, sportisti dhe gazetari, tregtari dhe blerësi, nxënësi dhe studenti, e po t’i mendojmë nevojat e qytetarëve do ta dimë se çfarë do të thotë të jesh qytetari i Prishtinës”.

Kurti, duke i quajtur qytetet e Kosovës si të hirta, pa gjallëri, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Vitinë më 14 nëntor.

“Qytetet tona vazhdojnë të jenë të hirta dhe ato duhet të bëhen të gjelbëruara dhe të gjallëruara. Asgjë nuk duhet të bëhet për protagonizëm, andaj ne kemi zgjedhur një person të thjeshtë, sepse Komuna është sjellja e thjeshtë dhe e ditur e qytetit”.

“Na duhen sheshe që e mbajnë dinjitetshëm historinë, lagjet duhet të shfaqin estetikën e tyre. Më 14 nëntor duhet të fitojnë 12 kandidatët tonë, sepse do u përmirësojmë cilësinë e jetës me shkollë dhe standarde evropiane. Kjo është detyra e kryetarit të komunës”, theksoi tutje Kurti.

“Unë nuk ju kërkoj gjë tjetër, veç votës masive për kryetarët e komunave, votoni sepse komuna është jona, Republika është jona dhe kryetari është yni”.

“Dita është e diel, data është 14, numri është 144 e emri që duam është Arben Vitia”, përfundoi Kurti.