Mehmeti i AKR-së kërkon rinumërim të votave edhe në Prishtinë
Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dërguar në rinumërim të votave për Kuvend Komunal votat e komunës së Podujevës.
Kjo është bërë e ditur nga kandidatët për asamble komunale në Podujevë, të cilët kanë publikuar në rrjetet sociale edhe vendimin e PZAP-it, pas ankesës së 119 kandidatëve për Kuvend Komunal, transmeton Zeri.info.
Por këtë lajm e ka shpërndarë edhe kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për Prishtinë, Gëzim Mehmeti. Ai, përmes postimit të tij, kërkon një gjë të tillë edhe për Prishtinën.
“Vendim i drejtë dhe i duhur i drejtësisë. Rinumërimi duhet të ndodhë edhe në Prishtinë!”, ka shkruar Mehmeti.