PZAP-i urdhëron KQZ-në t’i rinumërojë të gjitha votat për Kuvend Komunal në Podujevë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që të rinumërohen të gjitha fletëvotimet për Kuvendin Komunal të Podujevës.

Kjo është bërë e ditur nga kandidatët për asamble komunale në Podujevë, të cilët kanë publikuar në rrjetet sociale edhe vendimin e PZAP-it, pas ankesës së 119 kandidatëve për Kuvend Komunal, transmeton Zeri.info.

Kandidatë nga të gjitha partitë politike ishin ankuar në lidhje me rezultatet për asamble komunale.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, nga të gjitha subjektet politike”, thuhet në vendimin e PZAP-it. /Zëri