Nga sot fillon fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve
Ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Kjo fushatë zgjedhore do të zgjasë pesë ditë, siç është përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kështu u bë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, tha Elezi.