Mbesa e Adem Jasharit zgjidhet asambliste në Skenderaj
Mbesa e heroit Adem Jashari është zgjedhur asambliste në Kuvendin Komunal të Skenderajt.
Sala Jashari është në mesin e 10 asamblistëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin Komunal të Skenderajt me Listën e Pavarur të Bekim Jasharit.
Ajo ka marrë 375 vota nga qytetarët e Skenderajt, shkruan Zeri.info.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit lokale në Skenderaj ka fituar kandidati i PDK-së, Fadil Nura, me 53.98% të votave, ndërsa Lista e Pavarur e Bekim Jasharit ka marrë 31.65% të votave. /Zëri