Hamiti: Qytetarët e kanë në dorë të ndëshkojnë qeverisjet e këqija në Prishtinë, Prizren dhe Podujevë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se qytetarët e kanë në dorë të ndëshkojnë qeverisjet e këqija në Prishtinë, Prizren, Podujevë.

Me anë të një postimi në Facebook, Hamiti ka thënë se qytetarët ndryshimin do ta bëjnë më 14 nëntor.

“Qytetarët e kanë në dorë të ndëshkojnë qeverisjet e këqija në Prishtinë, Prizren, Podujevë. Dhe do ta bëjnë më 14 nëntor. Kryeqytetin e Republikës sonë, kryeqytetin e Lidhjes së Prizrenit, kryeqytetin e Llapit – i fitojnë qytetarët”, është shprehur Hamiti.