LDK-ja në Gjilan merr më së shumti ulëse në Kuvend Komunal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kuvendet komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Sipas këtyre rezultateve, LDK-ja në Gjilan ka fituar 14 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje 10, PDK-ja 5 dhe AAK-ja 2 ulëse.

Ndërsa, partitë e tjera kanë fituar nga një ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Kandidati i LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri, ka marrë gjithsej 15.615 vota, me 39,07%, ndërsa do të shkojë në balotazh më 14 nëntor me kandidatin për kryetar nga radhët e LVV-së Alban Hysenin, i cili ka marrë gjithsej 11.637 vota, ose 29,11%. /Zëri