Kurti zotohet se rruga Prishtinë-Podujevë përfundon më 2022
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me kryetarin aktual të Podujevës njëherësh kandidat edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi kanë mbajtur një konferencë për media, rreth punimeve në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Kurti ka thënë se punimet në këtë rrugë janë zvarritur dhe sipas tij kjo është e paarsyeshme.
Ai zotohet se deri në vitin 2022 do të përmbyllen komplet punimet në këtë rrugë.
“Jemi këtu së bashku me kryetarin Bulliqi, që të konstatojmë një zvarritje, një zhagitje e cila përveçse e dëmshme, është edhe e paarsyeshme, teksa sektori dy do të përfundojë deri në fund të vitit 2021, ndërsa në vitin 2022 ne zotohemi që do të përmbyllim komplet punimet dhe gjithçka që është e nevojshme, në këtë mënyrë që kjo rrugë që e lidh Llapin me kryeqytetin të jetë e përfunduar, dhe njerëzit të mos kenë më vështirësi në këtë trafik kaq të dendur, i cili duket thu se është në qendër të Prishtinës e jo këtu ku ndodhemi”, tha Kurti. /Zëri