Ky është rezultati në Drenas pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kushtet dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidati i PDK-së edhe për një mandat në Drenas, Ramiz Lladrovci ka marrë më së shumti vota nga votat e numëruar më kusht.

Lladrovci mori 219 vota, ndërsa pas tij është kandidati i Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazin, i cili ka marrë 148 vota.

Ndërsa, kandidati i LVV-së, Fejzi Kiqina ka marrë gjithsej 116 vota. /Zëri