Vendos Supremja, anulohet vendimi për rivotim në Han të Elezit

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe ka anuluar vendimin e PZAP-it, duke e kthyer çështjen në rivendosje, raporton Zeri.info.

Ballazhi javën e kaluar kishte dërguar në Supreme vendimin e PZAP-it, i cili kishte konstatuar se komuna e Hanit të Elezit duhet të shkonte në rivotim.

Vendimi i plotë i Supremes: