LDK-ja thotë se është partia më e votuar nga diaspora në zgjedhjet lokale
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot ka përfunduar numërimi i votave me postë që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Pas përfundimit të numërimit, LDK-ja ka thënë se është partia më e votuar nga diaspora në këto zgjedhje.
LDK-ja në një njoftim thotë se ka marrë 3164 vota nga diaspora, transmeton Zeri.info
"Mërgatë, faleminderit! LDK-ja, partia më e votuar nga mërgata. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë votuar më së shumti nga mërgata jonë. LDK-ja ka marrë gjithsej 3164 vota", thuhet në postimin e faqes zyrtare të LDK-së në facebook, duke falënderuar diasporën për mbështetjen. /Zëri