Diaspora e Skenderajt befason me rezultatin
Diaspora në Skenderaj ka befasuar me votën e tyre në zgjedhjet e 17 tetorit.
Në Skenderaj PDK-ja ka marrë shumicën e votave edhe nga diaspora, raporton Zeri.info.
Kandidati i PDK-së Fadil Nura ka marr 87 vota nga diaspora, ndërsa kandidati i pavarur Bekim Jashari 26 vota.
Sokol Haliti nga Iniciativa Qytetarë në Skenderaj, nuk ka marrë asnjë votë nga diaspora.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit në Skenderaj ka fituar kandidati i PDK-së Fadil Nura me 58.99 % të votave. /Zëri