Vetëvendosja merr shumicën e votave nga diaspora në Fushë-Kosovë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Enver Bajçinca ka marrë shumicën e votave nga diaspora.
Bajçinca ka marrë 49 vota të Diasporës nga 80 sa ishin gjithsej për këtë komunë nga zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Zeri.info.
Pas tij radhitet kandidati i LDK-së Burim Berisha, i cili ka marrë 13 vota, Rrahim Tërnava i PDK-së me 11 dhe kandidati i AAK-së Hasan Ismajli ka marrë 2 vota.
Kujtojmë se Fushë-Kosova do të shkojë në balotazh, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arrit të marrë mbi 50% të votave, kandidati i LDK-së, Burim Berisha mori 49,96% të votave, ndërsa do të përballet në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca i cili ka marrë 25,33%. /Zëri