Kështu votoi diaspora në Gjakovë
Janë numëruar votat nga diaspora që kanë ardhur në zgjedhjet lokale për komunën e Gjakovës.
Sipas rezultateve nga këto vota, shumicën ka marrë kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila ka marrë 289 vota, raporton Zeri.info.
Pas saj është radhitur Ardian Gjini nga AAK-ja me 178 vota, Ferdinand Kolaj nga PSHDK-ja me 128 vota, i katërti sipas votave të Diasporës në Gjakovë është Teki Shala nga LDK-ja me 89 vota dhe pas tij radhitet Arbënesha Kuqi nga PDK-ja me 27 vota.
Befasuese është pasi kandidati i NISMËS në Gjakovë, Falzi Hoxha nuk ka marrë asnjë votë nga Diaspora. /Zëri