Haradinaj: AAK-ja doli shumë më e fortë nga zgjedhjet e 17 tetorit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarët e degëve të partisë.
Në këtë takim Haradinaj është shprehur se partia e tij ka dal shumë më e fortë nga zgjedhjet lokale të së dielës, transmeton Zeri.nfo.
“Në takim me kryetarët e degëve të Aleancës, analizuam rezultatin zgjedhor dhe përgatitjet për raundin e dytë. AAK doli shumë më e fortë nga zgjedhjet e 17 tetorit. Angazhimi ynë drejt fitoreve të reja vazhdon”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri