Me mbi 44% të votave të numëruara në Prizren, prin LVV-ja
Në komunën e Prizrenit janë numëruar mbi 44% të votave të numëruara, raporton Zeri.info.
Sipas rezultateve të publikuara deri më tani nga KQZ-ja në këtë komunë me numrin më të madh të votave prin Mytaher Haskuka nga LVV-ja, ku ka 39.97% të votave të numëruara.
Pas tij është PDK-ja me Shaqir Totaj, ku ka 30.85% të votave të numëruara.
Ndërsa, Anton Quni nga LDK-ja ka 15.09% të votave të numëruara deri më tani.
Rezultatin në kohë reale nga KQZ-ja për Prizrenin mund ta ndiqni KETU.