Lladrovci: Pres rezultat edhe më të thellë se parashikimet e exit-polleve
Kandidati i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka folur pasi exit-pollet e kanë nxjerrë fitues edhe për një mandat.
Lladrovci në një lidhje direkte në RKT ka falënderuar qytetarët për rezultatin dhe se kanë dëshmuar kulturë të lartë të demokracisë gjatë procesit zgjedhor.
Ai tha se pret rezultat më të lartë sesa e kanë parashikuar exit-pollet, transmeton Zeri.info.
“Unë dëshiroj të falënderoj gjithë qytetarët e Drenasit që kanë treguar nivel të lartë të demokracisë. Ne e presim rezultatin edhe më të lartë sesa e kanë dhënë exit-pollet. Ne kemi punuar për 4 vjet sa 40 vjet të gjithë bashkë, ne e kemi pritur këtë rezultat përkundër se fushata nuk ka qenë aq e dashur, por i falënderoj qytetarët që kanë treguar nivel të lartë”, ka deklaruar Lladrovci.
Ai tha se pret rezultatet zyrtare për të nisur festën e fitores në Drenas.
“Simpatizantët mund të festojnë, por ne do të jemi të kujdesshëm derisa t’i marrim rezultatet zyrtare”, deklaroi Lladrovci. /Zëri