LVV: Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, LVV-ja ka thënë se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit.

“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionarët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet”, thuhet në njoftim.

Sipas LVV-së, rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor.

“Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionarëve dhe vëzhguesve!”, thuhet më tej në reagimin e LVV-së. /Zëri