Deputetja e LVV-së thyen heshtjen zgjedhore
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thyer heshtjen zgjedhore.
Në një postim në Facebook, ajo ka kërkuar që të dilet në votime, por duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku partia e saj doli fituese me mbi 50 për qind.
Siç dihet, thyerja e heshtjes zgjedhore është e dënueshme me gjobë. /Zëri