Jahjaga: Unë votova për Prishtinën që e dua, voto edhe ti
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka votuar në zgjedhjet lokale, të cilat po mbahen sot.
Jahjaga u është drejtuar qytetarëve të Kosovës që sot e kanë mundësinë të zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar për kryetar komune.
“Qytetarë të Republikës së Kosovës, sot keni mundësinë të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës. Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmen që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni, duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar”, tha ajo. /Zëri
Postimi i plotë:
Unë votova për Prishtinën që e dua, voto edhe ti!
Qytetarë të Republikës së Kosovës, sot keni mundësinë të zgjedhni kandidatët e juaj të preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës. Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmën që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar.
Gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse të shkurtër për shkak të pandemisë Covid-19, keni pasur mundësinë të dëgjoni për planet dhe programet e atyre që garojnë në këto zgjedhje lokale.
JU vendosni se kujt ia besoni votën për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme!