103-vjeçarja nga Istogu del në votime

Njëra nga gratë më të moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë Shatri, i është drejtuar qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.

Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në profilin e tij në Facebook.

Gruaja 103-vjeçare kishte rrëfyer se familja e kishte fejuar kur ishte 1 vjeçe.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, në vend deri në orën 12:00 kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë.

Ndërsa, vazhdimisht po bëhet thirrje për të dalë në votime. /Gazeta Express