Rrustemi: Le t’i ndajmë katër minuta sot, për katër vjetët e ardhshëm

Adnan Rrustemi, kandidat për kryetar të Lipjanit nga radhët e LVV-së, ka hedhur votën.

Rrustemi ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin e të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Unë sapo shfrytëzova të drejtën time të votës. Nga këtu dua të ftoj të gjithë bashkëqytetarët tanë që të dalin e të votojnë, për të ardhmen e tyre. Le t’i ndajmë katër minuta sot, për katër vitet e ardhshme!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. /Zëri