Voton Armend Agolli

Kandidati i LDK-së për Komunën e Mitrovicës Jugore, Armend Agolli, ka hedhur votën.

Ai ka votuar në shkollën “Migjeni”, në Mitrovicë.

“Së pari uroj që të ketë sa më shumë votues, uroj që sidomos gjinia femërore të votojë më shumë”, ka thënë Agolli. /Klan Kosova