AAK-ja thotë se në disa qendra të votimit ka ndërprerje të rrymës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media tha se deri tani kanë evidentuar probleme me energji elektrike në disa qendra të votimit, shkruan Zëri.info.
Zyrtarja për media e shtabit zgjedhor, Floriana Leku-Sadiku, ndër të tjera ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht të votojnë.
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në vend. Sipas informatave që kemi, ka pas disa probleme me energji elektrike, por në përgjithësi gjithçka po shkon në rregull. Bëjmë thirrje qytetarëve të dalin masovikisht të votojnë”. /Zëri