Mandli apel kosovarëve: Kontributi më i madh për demokracinë është të votoni

Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, në një deklaratë për media folur rreth procesit zgjedhor, shkruan Zëri.info

Mandl u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ai tha se ka mënyra të shumta për të kontribuar për demokracinë, por kontributi më i madh është përmes votës.

“Ka shumë mënyra për të kontribuar për demokracinë, por kontributi më i madh është të votoni. Inkurajoj të gjithë që të dalin të votojnë, Edhe nëse tani jeni duke shikuar tv, ju them t’i lini të gjitha dhe të dilni të votoni" tha Mandl.

Ai tha se vazhdimisht po pranojnë informata rreth shkuarjes së procesit zgjedhor, ndërsa thekson se deri tani gjithçka është duke shkuar në rregull.

“Nga minuta në minutë ne po pranojmë informata rreth procesit të votimit. Deri tani gjithçka po shkon mirë dhe qetë. Dhe do ta informojmë publikun sapo t’i kemi rezultatet preliminare por gjatë ditës do të kemi rast të flasim” tha Mandl. /Zëri