Ambasada e Zvicrës qytetarëve: Ju inkurajojmë të votoni, zëri juaj ka rëndësi

Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët e me të drejtë vote të dalin të votojnë.

Në një postim në Facebook, Ambasada u ka thënë qytetarëve se zëri i tyre ka rëndësi.

“Zëri juaj ka rëndësi! Si një mbështetëse e fortë e parimeve demokratike, Zvicra inkurajon të gjithë qytetarët që kanë të drejtë në Kosovë, burra dhe gra, të japin votën e tyre në zgjedhjet e sotme komunale”, thuhet në postim. /Zëri