Voton Uran Ismaili: E pres me padurim rezultatin e natës së sotme
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ushtruar të drejtën për të votuar së bashku me bashkëshorten e tij.
Pas votimit, Ismaili ka thënë se për të është nder dhe privilegj për të qenë njëri ndër kandidatët për kryetar të Prishtinës.
Ismaili tha se e pret me padurim rezultatin e natës së sotme.
Ai ftoi të gjithë qytetarët që të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.
‘E pres me padurim rezultatin e natës së sotme. E konsideroj këtë garë shumë të rëndësishme dhe i ftoj të gjithë të rejat dhe të rinjtë që të dalin të votojnë”, tha Ismaili. /Zëri