Presidentja Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet lokale që mbahen sot, shkruan Zëri.info.
Osmani thotë se përmes votës qytetarët do të caktojnë kualitetin e jetës së tyre në komunën që banojnë.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes Kosovë!
Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.
I priftë e mbara Republikës sonë!