Voton Haradinaj, apel qytetarëve: Mos e lini votën në shtëpi, dilni dhe votoni!

Liderët e partive politike në vend kanë filluar të votojnë nëpër qendrat e tyre të votimit.

I pari që ka hedhur votën është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Unë votova, votoni dhe ju. Qeverisja komunale është mjaft e rëndësishme për jetën tuaj”, tha Haradinaj raporton Zëri.info.

Haradinaj po ashtu ka apeluar te qytetarët që të mos e lënë votën në shtëpi, por ta hedhin atë në kutitë e votimit për të mirën dhe ardhmen e tyre.

“Na priftë e mbara Kosovë!”, ka uruar ai. /Zëri