Çitaku përkrah Ismailin, thotë se banorët e lagjes “Dardania” janë me të
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një video ka treguar për përkrahjen që i dhanë banorët e lagjes "Dardania” kandidatit për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.
“Përfundimisht, bashkëqytetarët e mi janë përcaktuar për kandidatin që ka program e të cilit i shkëlqejnë sytë sa herë që folë për Prishtinën” tha Çitaku.
Tutje, Çitaku fton të gjithë qytetarët e Kosovës që në mënyrë masovike të dalin të dielën, më 17 tetor të votojnë në zgjedhjet lokale./Zëri
Video: