Ismaili intervenon në monumentin “Heroinat”, i rregullon xhamat

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka intervenuar sot në monumentin “Heroinat” në kryeqytet.

Ismaili, së bashku me ekipin e tij, kanë intervenuar për ta kthyer në gjendjen e mëparshme këtë monument pasi atij i ishin thyer xhamat rrethues.

“Duke ecë n’qendër e vërejtëm që monumenti ‘Heroinat’ ishte dëmtu me spray në xhamat rrethues. Bashkë me ekipen i kthyem qysh kane qenë edhe vendosëm shporta të rrugës. Prej qendrës së regjistrimeve deri te Newborn nuk kishte asnjë shportë të rrugës”, ka thënë Ismaili.