Haradinaj: Bizneset do të kenë trajtim të barabartë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se shumë biznese gjatë pandemisë janë përballur me vështirësi financiare.

Haradinaj thotë se një numër i madh i tyre nuk u trajtuan barabartë nga qeverisja komunale.

“Për shkak të pandemisë COVID-19 shumë biznese janë përballur me vështirësi financiare. Ndërkaq, një numër i madh nuk u trajtuan barabartë nga qeverisja komunale. E tillë është edhe kompania ‘24 Yjet’, me mbi 60 të punësuar”, tha ai.

Ai ka premtuar zgjidhjen e këtij problemi.

“Gjatë takimit që pata me ta u premtova që problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje urgjente. Gjatë qeverisjes sime do të ketë barazi në trajtim të bizneseve.

Shihet kjartë që ka një hapësirë të duplifikuar ose dyfish, krahasuar me atë që është i standardit të rregullt. Shpresoj që ta trajtojnë me prioritet, sepse fatkeqësisht pandemia i kishte goditur tej mase e aq më tepër edhe situata me komunën e Prishtinës që akoma nuk e kanë zgjidhur statusin e vet ligjor, juridik të operimit në kryeqytet. Dihet që kjo kompani kishte rreth 62 punëtorë. Por pas takimit që patëm u premtova që ky problem do të zgjidhet urgjent”, ka deklaruar Haradinaj. /Zëri